Rozë

Do të dëgjoni pa pushim – Tayna publikon këngën e re në bashkëpunimin me Geskon

Tayna

Tayna ka lansuar projektin e saj më të ri.

Kësaj radhe ajo nuk ka ardhur vet, por në një bashkëpunim me artistin e ri, Gesko.

Dyshja kanë lansuar këngën me titullin “S’du me ni”, të cilën e sollën të shoqëruar edhe me një klip të veçantë.

Teksti i këngës është shkruar nga dyshja, ndërsa ‘beat’ nga Xhooleeo Beatz.

Klipi iu besua produksionit ‘Sekuencë’, teksa producent ekzekutiv është Rinor Hykolli.

Kujtojmë që kjo këngë vjen, pas bashkëpunimit që Tayna muaj më parë solli me Cricket dhe mban titullin “Pijetore”./SHQIP.com