“Djemtë e rrugës Pal”, ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë
Publikuar:
(02.11.2023 19:03:37)

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, në kuadër të Javës së Kulturës Hungareze, çeli ekspozitën “Djemtë e rrugës Pal”.
Kjo është një ekspozitë e përkthimeve në gjuhën shqipe të veprës “Djemtë e rrugës Pal”, shkruar nga shkrimtari i mirënjohur hungarez, Ferenc Molnar.

Kjo ekspozitë ka përmbledhur të gjitha botimet e romanit aq të dashur për fëmijët dhe të rinjtë, nga botimi i parë në vitin 1939, sjellë mjeshtërisht në shqip nga përkthyesi Simon Dedaj, për të vijuar më pas me botimet dhe ribotimet e tjera të përkthyera nga Halit Selfo, Andon Frashëri, Klodian Lleshi, Elona Zeraliu, Aisa Kokiçi etj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në hollin e Bibliotekës Kombëtare nga 2 deri në 6 nëntor 2023.
/Shqip.com