Djali i Thaçit reagon pas debatit për arkivat

Endriti, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka reaguar pas debatit për arkivat.
Ai në Instagram ka postuar një fotografi, ku shihet Thaçi gjatë luftës me Adem Jasharin dhe pjesëtarë tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të enjten, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është deklaruar për hapjen e arkivave të UÇK-së.
“Pala serbe është deklaruar hapur kanë thënë se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-së, mendoj se kjo është në interes tonë pasi shumica e varrezave masive ndodhen në këto varreza ku informata kanë arkivaat ushtarake të Serbisë”, ka thënë ai.
Pas kësaj deklarate, kanë pasuar kritika nga opozita.
Sipas tyre, “Qeveria Kurti po e dëmton UÇK-në dhe shtetësinë”.
Por, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, gishitn e ka drejtuar te projektligji për vlerat e luftës, që përmend edhe arkivat. /Shqip.com