DJ PM i “propozon” fejesë Sarës

Mbrëmë gjatë spektaklit të Big Bother Vip ka pasur diskutime të shumta nga banorët.
E gjithë kjo pasi gjatë javës ka pasur debate dhe përplasje të shumta në mes Ilirit, Einxhelit dhe Fifit.
Pas kësaj banorët kanë komentuar sjelljen e njëri-tjetrit ndërsa në një moment disa prej banorëve kanë thënë se Beniada shkon më shumë me Pajtimin se sa Sara.

Kjo fjalë e bëri këtë të fundit të nervozohej duke thënë se këtu nuk është në konkurrencë me askënd dhe ai është i lirë të zgjedh.
Por, pas përfundimit të spektaklit duke e lidhur më shaka Dj PM i “propozoi” për fejesë Sarës me unazën e Sabianit.
Ky moment kaloi me puthje e përqafime të dyshes dhe të qeshura nga DJ Dagz e Sabiani.
Dyshja kalojnë shumë kohë së bashku brenda shtëpisë, por ende nuk kanë bërë një hap tutje./SHQIP.com