Rozë

Dj PM bën deklaratën e papritur: Eh, mos t’kisha pas femër

Pajtim Krasniqi momentalisht është një nga emrat më të zëshëm në mediat rozë.

I njohur prej vitesh për karrierën e tij si Dj, me pjesëmarrjen në Big Brother Vip ai ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.

Përveç fansave, ai iu rrëmbeu zemrën edhe blogeres shqiptare, Sara Berishës njëherish ish-banore në BBV.

Por së fundmi Dj Pm ka habitur me deklaratën e tij teksa tregon se është më i pëlqyer nga femrat në rrjetet sociale.

Dhe për këtë gjë PM ka bërë shaka teksa krahas fotos shkroi: “Eh të mos kisha pasur të dashur”, duke lënë të nënkuptohej se nëse nuk do të ishte i lidhur me Sarën, numri i vajzave që e ndjekin do të ishte më i lartë.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e blogeres në lidhje me ketë batutë të PM.

Rikujtojmë se Berisha ka folur disa kohë më parë se gjërat midis saj dhe PM po shkojnë shumë mirë dhe janë duke e shijuar lidhjen. Momentalisht lidhja e tyre është në distancë pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sara në Tiranë por e vizitojnë njëri-tjetrin shumë shpesh./Shqip.com