DJ Geek flirton me recepsionisten? Ja si reagon Dafina
Publikuar:
(05.06.2022 15:31:45)

Dafina Zeqiri dhe Dj Geek janë një nga çiftet më të pëlqyera e komentuara në mediat rozë.
Teksa bëhen gati për koncertin e përbashkët, është këngëtari Yll Limani ai i cili ka ‘ngacmuar’ këngëtaren.
Në videon e postuar në Instagram Ylli i thotë se partneri i saj ka flirtuar me recepsionisten.
Mirëpo, Dafina nuk bie pre e provokimit dhe fillon e këndon “Pse po rren”.
Edhe pse Ylli ka insistuar në rrengun e ti kjo nuk i bënte përshtypje Dafit.
Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.
Së fundmi janë shtuar dyshimet se dyshja e famshme kanë plane për martesë ani pse ende nuk ka ndonjë detaj shtesë./Shqip.com