Dita nis me shi, parashikimi i motit për sot
Publikuar:
(03.12.2021 08:05:12)

Sot do të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu.
Kurse për të shtunën, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, por relativisht i ftohët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri + 4 gradë kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5 m/s./Shqip.com