Dita e Tokës, përfaqësuesit nga Amerika pastrojnë hapësirat përreth ambasadës së tyre në Kosovë

Për të shënuar Ditën e Tokës, ambasada amerikane në Kosovë ka pastruar hapësirat rreth lagjes së tyre.
Ambasada e Amerikës në Twitter, ka shkruar se mbledhja e mbeturinave dhe riciklimi i duhur i tyre është një gjë e thjeshtë.
“Për të shënuar Ditën e Tokës, vullnetarët e Ekipit të Gjelbër të Ambasadës pastruan hapësirat përreth lagjes së Ambasadës. Mbledhja e mbeturinave dhe riciklimi i duhur i tyre është një gjë e thjeshtë që të gjithë mund ta bëjmë për të ruajtur bukurinë natyrore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
To mark Earth Day, Embassy Green Team volunteers cleaned up the grounds around the Embassy neighborhood. Collecting trash and properly recycling it is a simple thing we can all do to preserve Kosovo’s natural beauty. #EarthDay🌎https://t.co/pEFXVQHE1q pic.twitter.com/ULlZlcxi8F
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) April 22, 2022
22 prilli është Dita Ndërkombëtare e Tokës, për nderë të kësaj dite në Kosovë janë shënuar një varg aktivitetesh për pastrimin e vendit nga të gjitha institucionet vendore./Shqip.com