“Dita e Forcës”: FSK-ja hap dyert për qytetarët
Publikuar:
(27.11.2023 14:56:38)

Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre.
Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë.
Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), raporton REL.
Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

/Shqip.com