Lajme

Dita Botërore e Librit, Nagavci: Na rikthen kujtimet kur kishim mungesë të librave

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Tekonologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka folur për periudhën e vështrië dhe mungesën e librave.

Nagavci këto deklarata i ka bërë në Ditën Botërore të Librit, përmes një postimi në Facebook.

“Dita Botërore e Librit rikthen kujtimet tona në periudha të vështira, kur kishim mungesë të librave, numër të vogël të librave të përkthyer, por edhe libra të ndaluar. Kjo është historia e dhimbshme e shqiptarëve në raport me librin”, ka shkruar Nagavci.

Ajo gjithashtu ka thënë se kjo ditë i sjellë në mendje shkrimtarët e mëdhenj të kohërave që i dhanë ngjyra jetës.

“Kurajo botës përmes letërsisë për të luftuar të keqen, duke nxitur edhe zhvillimin e njerëzimit dhe përpjekjet për një botë më të mirë”, ka shkruar Nagavci.

Në këtë ditë Nagavci gjithashtu ka thënë se mësimdhënësit, bashkë me prindërit dhe gjithë komunitetin, duhet të shtojnë përpjekjet që të nxisin gjeneratat e reja për lexim, jo vetëm të librave shkollor./Shqip.com