Rozë

Disa zëra të çuditshëm dëgjohen brenda “BBVA”, komentuesit supozojnë që dikush nga banorët ka kryer marrëdhënie

Big Brother është shndërruar në një nga formatet më të ndjekura.

Banorët dje gjatë ditës kanë realizuar një fotosension – ku shihen me veshje tradicionale turke.

Llogaria zyrtare e banorit, Elvis Pupa në rrjetin social “Instagram” ka ri-publikuar një video gjatë kohës që ai ishte duke pozuar për aparatin, por një detaj nuk iu ka ikur fansave.

Në sfond të kësaj video dëgjohen disa zëra të çuditshëm, ku komentuesit kanë supozuar që dikush nga banorët ka kryer marrëdhënie.

Video është bërë virale në rrjetin social “TikTok” dhe ka marrë mijëra shikime.

Ndryshe, ata kanë vazhduar me lojën tjetër e cila ishte sfilatë, ku fitues u shpallën Visi dhe Jori.

/Shqip.com