“Dimri” nga Ismail Kadare

Ismail Kadare, është njëri prej kolosëve, intelektualëve dhe shkrimtarëve më të rëndësishëm në letërsinë shqiptare.
Rrugën e krijimtarisë letrare ai, e nisi si poet.
Kadare, shquhet për idetë e thella dhe origjinalitetin që përdor në poezitë e tij, të cilat kanë dhënë një rol të rëndësishëm për pasurimin e poezisë shqiptare.

SHQIP.COM, sjell për lexuesit poezinë “Dimri” nga poeti i shquar Ismail Kadare.
Dimri
Dhe vjeshta i shkoi ‘fletët e saj’
i vërtit era, i perpjek
dimri si perandor kinez
ngjyrën e verdhë kudo e ndjek.
Dhe këto re qe tani vijnë
ndryshe nga retë e gjertanishme
të shkretat janë pa vetëtima
porsi djerina te mërzitshme.
Veçse nën to qyteti zien
me drita,zhurma dhe trafik
dhe flokët e tymta të uzinave
mbi supe i bien madhërisht.
Ja horizonti i bardhë i dimrit
përballë peisazhit që leviz
harxhon të fundmen vetëtimë
si reporteri të fundit blic./SHQIP.com