Dihet data e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë
Publikuar:
(17.07.2023 18:54:39)

Kryesia e Akademisë së Shkencave ka bërë një njoftim për sa i takon zhvillimit të zgjedhjeve të reja në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, për funksionin e Kryetarit dhe zëvendëskryetarit.
Zgjedhjet do të zhvillohen konform Ligjit 53/2029, për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë dhe konkretisht neni 8, pika 2: Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë zhvillohen gjithmonë në fund të vitit.
Për këtë arsye, Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, menjëherë pas pushimeve do të caktojë datën e zgjedhjeve në konsultim me Asamblenë e ASh-së, ndërkohë që vazhdon kryerjen e funksioneve të saj konform ligjit.
/Shqip.com