Digjet një veturë në Sllatinë

Një veturë është djegur gjatë mbrëmjes të së dielës në Sllatinë të Prishtinës, njofton Shqip.com.
Siç bëhet e ditur, dyshohet se deri te djegia e veturës ka ardhur si pasojë e instalimit elektrik.
Kështu njofton zëdhënësi i policisë rajonale për Prishtinë, Daut Hoxha, i cili thotë se vetura është përfshirë nga zjarri rreth orës 19:30.

“Sonte, rreth orës 19:30, policia pranuar informatën se tek ura e fshatit Henc, drejtimi i Prishtinës, një veturë është e përfshirë nga zjarri. Menjëherë në lokacion kanë dalë ekipet relevante policore dhe sipas informacioneve fillestare dhe vetë pronarit të automjetit, deri tek incidenti i zjarrit dyshohet të ketë ardhur nga instalimi elektrik”, ka thënë Hoxha.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve që kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe eksperti i zjarrit. /Shqip.com