Digjet një veturë në Pejë
Publikuar:
(12.09.2021 13:55:29)

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare, Pejë – një veturë është përfshirë nga zjarri.
Lajmi për Shqip.com u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tregoi se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 12:09.
“Është raportuar se një veturë është kapluar nga zjarri në parkingun e QKMF-së së Pejës”, ka thënë Gashi.
Pos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka.
Të gjitha njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. /Shqip.com