Lajme

Digjet një autobus në autostradën Fier-Vlorë, transportonte punëtorë të fabrikës së tekstilit

Autobusi i djegur në autostraden Fier-Vlorë

Një autobus është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në Novoselë në autostradën Fier –Vlorë, teksa kishte shkuar të marrë punonjësit e një fabrike të tekstilit nga Cakrani.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike, raporton TCH.

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autobusi është djegur plotësisht.

” Më datë 26.05.2022, rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier, tek mbikalimi i Novoselës ka marrë flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz“, njofton policia.