Diaspora vazhdon të rris mbështetjen për familjet në Kosovë
Publikuar:
(25.02.2023 09:02:00)

Situatën e vështirë me të cilën po përballen nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, më të lehtë përballimin e saj po ua bëjnë mërgimtarët, të cilët po vazhdojnë të ndihmojnë familjet e tyre në Kosovë.
Në janarin e këtij viti janë dërguar 83.3 milionë euro.
Kjo shifër është me e madhe se janari i 2022-ës për 12.8 milionë euro më shumë.
Në vitin 2022 vlera e tërësishme e remitencave të dërguara nga mërgimtarët në Kosovë, ishte 1 miliardë e 217 milionë euro.
/Shqip.com