Dheu i Bardhë mbetet pika më e ngarkuar kufitare
Publikuar:
(29.12.2022 08:59:24)

Vendkalimi tek Dheu i Bardhë edhe gjatë ditës së sotme është më e ngarkuar sa i përket hyrjeve dhe daljeve të automjeteve.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, koha për të hyrë në Kosovë nga ky vendkalim është 10 deri në 20 minuta, kurse për të dalë 5 deri në 10 minuta.
Kujtojmë se, ditën e djeshme kjo pikë kufitare u stërngarkua si pasojë e mbylljes së vendkalimit në Merdare, ku serbët në orët e vona të së martës vendosën barrikada në anën e Serbisë.
Vendosja e barrikadave, që bllokuan rrugët në Kosovë ka filluar që nga data 10 dhjetor, ku grupet serbe filluan me bllokimin e rrugës që dërgon në Jarinje dhe Bërnjak.

/Shqip.com