Detajet që tregojnë se Romeo dhe Aleksia nuk i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë
Publikuar:
(11.02.2022 21:02:56)

Ka disa javë që në media është përfolur për një ndarje në mes të Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi.
Dyshimet u përforcuan edhe më shumë pasi dyshja hoqën njëri tjetrin nga Instagrami.
Mirëpo një gjë e tillë nuk është se është pohuar nga ajo edhe pse shumë shpesh ka folur për Romeon.
Në anën tjetër një gjë të tillë e ka menduar edhe Donaldi pak ditë më parë në Big Brother.

Por duket se ata vazhdojnë të jenë bashkë. Ditën e sotme Aleksia ka ndarë një foto nga shtëpia e saj që është bërë dy ditë më parë.
Sfondi i dhomës së ndenjes është i njëjti me atë që ka shpërndarë herë pas here Romeo kur ndjek nga shtëpia spektaklin e Big Brother duke bërë tifo për të vëllanë.
Se çfarë po ndodh më dyshen mbetet për tu parë./SHQIP.com