Detajet nga ngjarja në Laç/ U qëllua me automatik në drejtim të një automjeti, të plagosur katër të rinj dhe një grua që shiste qirinj

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Laçit, pranë ish-Gjykatës. Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave, dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas burimeve paraprake, autorët kanë qëlluar me armë automatike në drejtim të një automjeti në lëvizje, ku ndodheshin 4 prej të plagosurve. Personi i pestë i lënduar është një grua që shiste qirinj në anë të rrugës dhe që u kap nga plumbat gjatë të shtënave.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetime intensive. Ende nuk janë bërë publike identitetet e të plagosurve, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten të paqarta.
Policia është duke marrë në pyetje dëshmitarë dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
/Shqip.com