Dështon votimi i Projektligjit për KPK-në
Publikuar:
(22.06.2022 16:05:48)

Ka dështuar të votohet ndryshimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Vetëm 52 deputetë kanë marrë pjesë në votimi dhe për këtë arsye nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për të votuar ndryshimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Lidhur më këtë , disa muaj më parë Ministria e Drejtësisë ka kërkuar një opinion ligjor nga Komisioni i Venecias. Ministrja Haxhiu kishte deklaruar se Projektligji për KPK-në ishte një nga më të rëndësishmit të iniciuar nga Ministria e Drejtësisë.
Projektligji është miratuar në lexim të parë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës muajin e kaluar./Shqip.com