Lajme

Dështon tentativa e 11 për konstituimin e Parlamentit të Kosovës. Caktohet data për seancën e radhës

Edhe në përpjekjen e 11, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të konstituohet, për shkak të mungesës së dakordësimit mes partive parlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i bëri sërish thirrje partive opozitare – PDK, LDK, AAK, Nisma dhe Lista Serbe – që të propozojnë anëtarë për komisionin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por kërkesa e tij u refuzua, shkruajnë mediet e Kosovës.

Këto parti vijojnë të kundërshtojnë mënyrën e votimit të propozuar nga LVV-ja, e cila kërkon që kryeparlamentari të zgjidhet përmes votimit të fshehtë.

Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë. Seanca pritet të rifillojë të mërkurën më datë 7 maj, në orën 10:00.

/Shqip.com