VIDEO/ Dështon Reforma Zgjedhore, opozita bllokon mbledhjen e komisionit

Pas thuajse dy vitesh, eshtë rimblidhur Komisioni për Reformën Zgjedhore, i cili bashkëdrejtohet nga Damian Gjiknuri nga Partia Socialiste dhe Enkelejd Alibeaj nga Partia Demokratike.
Në sallë mbërritën edhe deputetët “rebelë” të PD-së së Rithemelimit, që drejtohet nga Sali Berisha, te cilët kanë vendosur të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Përplasjet kanë vijuar për disa minuta.
Në videon që sjell Shqip.com, dëgjohen debate me tone të ngritura mes deputetit Flamur Noka dhe Damian Gjiknurit.
“Mesazhi është i thjeshtë me kryetaroreformë nuk bën dot as Edi Rama askush. Ose bëhet reformë ose mercenarë jo”, tha Noka.
Debati ka ndodhur në kuadër të bllokimit të mbledhjes nga opozita, hap ky që u vendos sot në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.
Blendi Klosi ishte anëtari i pare në Komisionin për Reformën Zgjedhore që është larguar nga mbledhja.
Klosi ka shmangur konfrontimin mes grupimit të deputetëve të Bardhit dhe Berishës, të cilët kanë zënë karriget në komision.
Deputetët që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Gazment Bardhin kërkojnë shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga bashkëkryetar i komisionit të reformës dhe zëvendësimin e tij me Oerd Bylykbashin.
Më shumë se njëherë, Gazment Bardhi ka përsëritur se opozita ka humbur besimin te përbërja aktuale e komisionit të reformës elektorale.
/Shqip.com