Kulturë

Dështon protesta kundër Bregoviç, dalin vetëm katër persona

Protesta,

Thirrjes së ish deputetit Kujtim Gjuzi, i cili kishte bërë edhe njoftim në Komisariatin e Korçës për mbajtjen e një proteste paqësore këtë të diel kundër këngëtarit të ftuar në Festën e Birrës, i janë bashkuar vetëm 3 persona.

Ata lëvizën përgjatë pedonales me një pankartë, ku shkruhej: Gregor Bregoviç nuk je i mirëpritur në festën e Birrës, nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim, raporton Tvklan.

Qytetarët e Korçës dje kanë paralajmëruar protestë për të kundërshtuar ardhjen e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në festën e birrës, i cili është ftuar për të përformuar në ditën e tretë të këtij festivali.

Ndërsa, Bashkia e Korçës ka thënë se nuk do të anulojnë ftesën ndaj këngëtarit serb, edhe përkundër reagimeve.

Ndërkohë shumë këngëtarë po bëjnë thirrje për ta anuluar ardhjen e Bregoviqit, teksa Capital T e Dafina Zeqiri tashmë kanë anuluar prezencën e tyre në këtë festë.

“E ndjeva të rrugës të reagoj për eventin e Festës së Birrës në Korçë për shkak se isha i ftuar të bëj hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur të jem aty afër njerëzve që e duan muzikën dhe prezencën time aty. Por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe i kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova të anuloj performancën time”, ka deklaruar Capital T./SHQIP.com