Derrat e egër shihen në Parkun e Gërmisë
Publikuar:
(10.11.2022 09:01:42)

Në një video të publikuar nga faqja “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, shihen derrat e egër duke lëvizur në Parkun e Gërmisë.
Parku i Gërmisë njihet si ambient ku jetojnë gjallesa të ndryshme.
Por janë të rralla pamjet kur aty janë vërejtur derra të egër, për faktin se ata qëndrojnë më në thellësi të parkut e që syri i njeriut jo shpesh herë e ka rastin t’i shoh.
Derrat e egër janë kafshë që jetojnë në zona me drunjë e shkurre.
/Shqip.com