Lajme

“Dera në BE është e hapur”/ Rama në konferencë me Kallas: Duam që brenda vitit të hapim të gjithë kapitujt

Në një konferencë për mediat, Kryeministri Edi Rama dhe Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, diskutuan për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Rama shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat me BE-në para vitit 2027 dhe për të hapur të gjitha kapitujt brenda këtij viti.

Rama theksoi se dera për integrimin e Shqipërisë në BE është hapur, pas një periudhe të gjatë ku kjo mundësi ishte mbyllur, dhe kjo mundësi është shumë konkrete dhe strategjike për të dyja palët. Ai theksoi se kjo është një mundësi e rrallë, që duhet shfrytëzuar me intensitet dhe se çdo vonesë mund të ketë pasoja negative që mund të ndalojnë progresin.

Kryeministri Rama po ashtu shprehu besimin se deri më 11 maj do të arrihet rezultati i nevojshëm për të avancuar më tej në këtë proces, duke shtuar se nuk duhet lejuar asnjë lëkundje që mund të vonojë ose dëmtojë përpjekjet për integrimin në BE.

Edi Rama: Ne parashohim një periudhë 2-vjeçare ratifikimesh, që konkludon më 2030 në tryezën e BE-së. Plani është tepër i qartë. Ne duam që të përmbyllim negociatat me sukses brenda 2027 dhe po punojmë çdo ditë për këtë. Ne duam që brenda vitit të hapim gjithë kapitujt. Nuk ka pengesë, derisa BE e ka hapur derën, për herë të parë, pas shumë vitesh kur dera u mbyll. Dera është hapur realisht dhe është konkrete hyrja në BE për interesa të përbashkëta strategjike. Kjo lidhet me punën tonë dhe puna jonë nuk duhet të ndërpritet. Pasaporta e BE është rrjedhojë e anëtarësimit në BE. Ne nuk do na ndalë askush. Më 11 maj besoj se do të marrim rezultatin e nevojshëm, që të çojmë përpara këtë proces, sepse çdo lëkundje mund të sjellë pasoja, që mund të lidhen me dinamika të tjera, që mund ta mbyllin derën prapë.

/Shqip.com