Lajme

Deputetja shqiptare rizgjedhet zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Deputetja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli

Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, është rizgjedhur zëvendëspresidente në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, të martën e 12 tetorit, njofton Shqip.com.

Kjo u bë e ditur nga vetë Kodheli me anë të një postimi në Facebook, ku falënderoi kolegët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s për besimin që ia dhanë.

“Faleminderit për besimin kolegëve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu qenë të shumtë ata zyrtarë që e uruan deputeten për angazhimin e saj në këtë pozicion.

Politikanja shqiptare kishte shërbyer për pesë vjet si Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë, në qeverinë e drejtuar nga Edi Rama, duke u bërë kështu gruaja e parë që është vënë në krye të këtij posti. /Shqip.com