Deputeti ukrainas gjendet i vdekur brenda një taksie

Një ligjvënës ukrainas u sëmur dhe vdiq në një taksi të premten në mëngjes, tha policia.
Shkaku kryesor i vdekjes ende nuk dihet, dhe për këtë arsye, trupi i tij është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Sipas mediave të huaja, përcjell Shqip.com, i ndjeri ishte i përfshirë në një hetim për korrupsion në sektorin e mbrojtjes.
Ligjvënësi, Anton Poliakov, 33 vjeç, ishte anëtar i grupit parlamentar Partia “Për të Ardhmen”, pasi ishte zgjedhur në parlament si anëtar i partisë në pushtet Shërbyesit e Popullit.

“Sipas të dhënave preliminare, oficerët e policisë vërtetuan se burri u sëmur në një taksi, mjekët e urgjencës u përpoqën ta ringjallnin, por e shpallën të vdekur”, tha policia në një deklaratë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se Poliakov u gjet pa ndjenja në ulësen e pasme të një taksie, e cila u ndalua nga oficerët e policisë patrulluese për shkak të shkeljeve të trafikut.
Shoferi i taksisë tha se pasagjeri hipi në makinën e tij pranë një ndalese të transportit publik jashtë Kievit në qendër të qytetit dhe më pas u sëmur.
Vetura e taksistit ishte marrë për ekzaminim dhe shoferi po merrej në pyetje nga hetuesit. /SHQIP.com