Pal Lekaj: Kjo është Qeveri e hajgareve

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka kritikuar Qeverinë për masat lidhur me krizën energjetike. Ai në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend për këtë temë ka thënë se Qeveria ka eksperimentuar me masat emergjente.
Sipas Lekajt, Qeveria nuk e ka marrë seriozisht gjendjen me energjinë.
“Në emër të Grupit Parlamentar nuk di si ta komentoj këtë tentim vendim të qeverisë. Qysh nga fillimi i qeverisjes Kurti nga mosdija për udhëheqje është eksperimentuar në baza emergjente. E nderuar Qeveri, lidhur me këtë temë keni mospërputhje të njohjes së konceptit emergjent sepse është e 6-ta herë që e shpallni këtë gjendje. Tregojuni qytetarëve që nuk bashkëpunoni me opozitën”, ka thënë Lekaj.
Tutje, ai e ka quajtur Qeverinë e Kosovës, si qeveri e hajgareve, për faktin se po merren me tema absurde e nuk po lidhin kontrata për furnizim me energji.
“Tregojuni që jeni Qeveri e hajgareve. Tregojuni si të flenë si lahen, si të vishen e si t’i izolojnë shtëpitë. Për fat te keq për Kosovën kjo qeveri nuk ka lidhur kontratat jashtë shtetit për furnizim me energji. Përballë të gjitha këtyre problemeve vendimi më i mirë është që ta quajmë ministri apo Qeveri emergjente”, ka theksuar Lekaj.
/Shqip.com