Lajme

Deputeti i VV-së: Po të ishin kryeministrat e mëparshëm, sot do mbaheshin zgjedhjet serbe në Kosovë

Agon Batusha - deputet i LVV-së

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Agon Batusha, ka shkruar rreth zgjedhjeve që po mbahen në Serbi.

Ai ka shkruar se kryeministrat e qeverive paraprake do të lejonin të mbaheshin këto zgjedhje edhe në Kosovë.

Ai thuri lëvdata për vendimin e Qeverisë, për të mos e lejuar mbajtjen e këtyre zgjedhjeve edhe në Kosovë.

“Po të ishin kryeministrat e mëparshëm, sot do mbaheshin zgjedhjet e Serbisë pa respektuar sovranietit dhe kushtetueshmërinë e Republikës sonë”.

“Por, kjo Qeveri e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Albin Kurti, nuk lejuan që sovraniteti, integriteti dhe kushtetueshmëria e Republikës së Kosovës të cenohet. Dinjitet, sovranitet, Republikë”, shkroi ai.

Lexo edhe:
Kamberi për votimet në Bujanoc: Mund të ketë tensione

Sot në Serbi po votohet për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin.

Serbia kishte kërkuar që të hapen qendra votimi edhe në Kosovë, por pala kosovare nuk e lejoi këtë pa ardhur direkt një kërkesë nga institucionet qendrore në Serbi te ato qendrore në Kosovë.

Lexo edhe:
Arifi: Qeveritë kosovare po na lënë në mëshirën e fatit

Si rrjedhojë e kësaj, Komisioni Rregullativ Qendror i Serbisë, vendosi që komunat si Bujanoc, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin – të caktohen si qendra të votimit për votuesit nga Kosova./Shqip.com