Deputeti i LVV-së rezulton sërish pozitiv me COVID-19
Publikuar:
(24.01.2022 12:34:59)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka njoftuar se ka dal pozitiv me Coronavirus.
Hyseni ka njoftuar se përveç tij, edhe familjarët kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.
“Prapë Covid pozitiv, kësaj radhe komplet me familje! Më vjen shumë keq për mungesën në angazhimet e planifikuara të kësaj jave!”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

Kosova po përballet me një numër të lartë infektimesh nga virusi COVID-19.
Sipas raportit të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 mijë e 957 raste të reja me COVID-19.
Si shkak i infektimeve, Qeveria ka vendosur masa shtrënguese të cilat kanë hyrë në fuqi nga data 22 janar./Shqip.com