Deputetët shqiptarë e “djegin” në dasmën e boksierit Robin Krasniqi
Publikuar:
(10.05.2022 15:46:12)

Mbrëmjen e djeshme boksieri Robin Krasniqi dhe modelja Marigona Krasniqi kanë organizuar dasmë madhështore, pak muaj larg kurorëzimit.
Dasma ishte përrallore me shumë të ftuar, disa prej tyre edhe artistë e deputetë shqiptar.
Në një video të postuar nga bashkëshorti i Shkurte Gashit, shihen deputetët Besnik Tahiri dhe Daut Haradianaj duke ndezë atmosferën bashkë me Robinin.
Kujtojmë se Robini dhe Marigona së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë./Shqip.com