Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vizitojë Këshillin e Bashkësinë Islame në Podujevë, pas sulmit të imamit Berisha

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Myfail Bajqinovci, Fatmir Humolli, Driton Hyseni dhe Fitim Haziri ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë pas sulmit ndaj imamit Zeqir Berisha
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e Këshillit.
“Deputetët e parlamentit të Kosovës Mefail Bajqinovci, Fatmir Humolli, Driton Hyseni dhe Fitim Haziri kanë zhvilluar sot një vizitë në KBI, ku janë pritur nga Kryetari Mensur Hoti dhe Kryeimami Bekim Jashari”, thuhet në njoftimin e KBI-së.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës inkurajuar zyrtarët e KBI-së që të vazhdojnë në frymën e ruajtjes së paqes
“Deputetët kanë shfaqur përkrahjen e pa rezervë ndaj Bashkësisë Islame të Podujevës dhe kanë inkurajuar zyrtarët e KBI-së që të vazhdojnë në frymën e ruajtjes së paqes e besimit dhe traditës në frymën e ruajtjes së qenies sonë Kombëtare”, thuhet më tutje në njoftim.
Imami i Xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha, është rrahur rëndë. Lidhur më këtë rast janë arrestuar tre persona.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, personat e arrestuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre është iniciuar rasti “ Vrasje e në tentativë”./Shqip.com