Lajme

Dënohet me 1 vit burg gjyqtari Ardian Hajdari, akuzohet për fshehje pasurie

Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apeli, Ardian Hajdari është shpallur fajtor për fshehje të pasurisë dhe është dënuar me 1 vit burg.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se gjykata i pezulloi dënimin me burg dhe Hajdari u dënua me 2 vite shërbim prove.

Sipas hetimit, ai nuk ka bërë deklarime të sakta në lidhje me disa vite punë si avokat.

Ish-anëtari i KPA-së u pezullua nga detyra në muajin shkurt të vitit 2022.

Ai u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për akuzat në fjalë.

/Shqip.com