Dënohen protestuesit që po dëmtojnë pikturat në galeri

Dy aktivistë mjedisorë në Belgjikë janë dënuar me dy muaj burg për një protestë në të cilën tentuan ta dëmtojnë pikturën e Johannes Vermeer-it.
Prokurori publik kishte kërkuar katër muaj burg me dy muaj pezullim.
“Një vepër arti e varur aty për ta shijuar të gjithë ne është njollosur nga të pandehurit që mendonin se mesazhi i tyre kishte përparësi mbi gjithçka tjetër”, kishte thënë ai.
Në fund, ata u dënuan me dy muaj burg, me një muaj pezullim, duke thënë se ajo nuk donte të dekurajonte protestën.
Muajt e fundit, aktivistët mjedisorë kanë hedhur supë me domate edhe mbi pikturën e famshme të Vincent van Gogh ’Luledielli’, që është e vendosur në Galerinë Kombëtare të Londrës.

“Çfarë vlen më shumë, arti apo jeta?”, dëgjohet duke thënë një nga aktivistet.
“A jeni më të shqetësuar për mbrojtjen e një pikture apo mbrojtjen e planetit dhe njerëzve tanë?”
Aktivistët e kanë thënë se ky veprim u bë për të kërkuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të ndalojë të gjitha projektet e reja të naftës dhe gazit.
/Shqip.com