Lajme

Dëmtohet një kuti me fletët e votimit në Mamurras, votat konsiderohen të pavlefshme

Në bashkinë Kurbin ende nuk ka nisur procesi i numërimit të votave, pasi ende po dorëzohen materialet.

Në Kzaz nr.15 janë dorëzuar 216 kuti për 74 qendrat e votimit të bashkisë Kurbin.

Numërimi për këta bashki pritet të fillojë rreth orës 1:00 pas mesnate , ndërkohë është raportuar një incident, raporton Top Channel.

Një kuti e Njësisë Administrative në Mamurras është dëmtuar në pjesën e poshtme të saj gjatë transportimit për në Kzaz dhe sipas komunikimit me kryetarin e Kzaz, kjo kuti rezulton e pavlefshme dhe votat brenda saj nuk do te numërohen.

/Shqip.com