Lajme

“Demokracia vdes në errësirë” fillon protesta kundër vendimit për “Klan Kosovën”

Ka filluar protesta e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, kundër vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ndaj “Klan Kosovës”.

Protesta ka filluar në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Një numër i protestuesve janë mbledhur në protestë me moton “Demokracia vdes në errësirë”.

Kujtojmë që sot, MINT, ka dalur me një sqarim duke thënë se vendimi ishte i drejtë dhe i bazuar në ligj.

MINT, tha se Komisioni ka siguruar dokumentacionin aktual nga institucioni përkatës në Maqedoninë e Veriut, për “Pronarët e Vërtetë të Subjektit”, në të cilin dokumentacion ka gjetur se Kosova paraqitet përsëri si pjesë e Serbisë.

/Shqip.com