Lajme

Deliu – Kodra: Qeveria duhet të jetë më dashamirëse ndaj fermerëve dhe t’i stimulojë me subvencione

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu - Kodra

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, ka vizituar Bajram Mulliqin fermerë nga Arbëria e Epërme e Drenasit.

Deliu – Kodra ka shkruar se Mulliqi nuk është pajtuar që tokat bujqësore të mbeten djerrina, dhe i njëjti ka ardhur nga Gjermania për të punuar arën e tij.

“Bajram Mulliqi nga Abëria e Epërme e Drenasit nuk pajtohet që tokat bujqësore të mbeten djerrina. Ai ka ardhur nga Gjermania për ta punuar arën e tij në vendlindje, pavarësisht vështirësisë që i krijon distanca. Mbjellja e sipërfaqeve bujqësore, sidomos në këtë kohë krize të sigurimit dhe përballimit të produketeve esenciale, është mese e nevojshme ka shkruar Deliu – Kodra.

Ajo gjithashtu ka shkruar se Qeveria duhet të jetë më dashamirëse ndaj fermerëve dhe t’i stimulojë ata nëpërmjet subvencioneve qeveritare./Shqip.com