Deliu: Janë të papranueshme sulmet ndaj gjyqësorit

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se “në një vend normal shkelësit e Kushtetutës nuk do të duhej ta kishin vendin në Qeveri”.
Deputetja opozitare foli për projektligjin për Këshillin Prokurorial që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.
Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën lajm të mirë për pavarësinë e këshillit prokurorial.
“Do të flas për shpalljen e ligjit për këshillin prokurorial të Kosovës si anti-kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese dhe ky pa dyshim përbën drejtësinë dhe pavarësinë e zyrës së prokurorit të shtetit. Për më tepër konsideroj që hap i mirë për mbrojtjen e rendit kushtetutës përkundër tentatiaveve të Qeverisë për ta shkelur atë”, ka thënë Deliu.
“Gjykata Kushtuese na dha të drejtë përpjekjen e Qeverisë për ta vë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin dhe profesionalizmit këshillit prokurorial të Kosovës”, ka deklaruar ajo.
Deliu tha se PDK-ja do të kundërshtojë “çdo përpjekje autoritare të qeverisë”.
“Partia Demokratike të Kosovës do të kundërshtoj secilën nismë që synon të nënshtrojë të drejtën e diktatit të njeriut dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”.
Ajo ka kritikuar ministren Albulena Haxhiu për komentimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Janë të papranueshme sulmet ndaj gjyqësorit ashtu siç është i papranueshëm komentimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ministrja Albulena Haxhiu”, ka thënë Deliu.
/Shqip.com