Sport Shqiptar

Delegohen gjyqtarët në Superligë, Nuza e Bejtullahu në kryendeshje

Superliga e Kosovës në futboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 31-të kampionale.

Ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në Klinë, atje ku Dukagjini i bën “konak” Ballkanit në stadiumin “18 Qershori”.

Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor i këtij takimi, i ndihmuar edhe nga dy ndihmësit Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Sfidë e fortë pritet të zhvillohet edhe në kryeqytet me Prishtinën dhe Llapin që po synojnë një vend në garat evropiane. Mervan Bejtullahu është “bilbili” kryesor i derbit rajonal, ndërkohë Gzim Mehmeti dhe Hekuran Osmani janë gjyqtarë anësor.

Takimi tjetër i “nxehtë” pritet të zhvillohet edhe në Gjilan midis Dritës dhe Ferizajt.

Gramos Shala do ta thotë fjalën kryesore në këtë përballje, kurse Besnik Morina dhe Alban Ejupi janë asistentë të tij.

/Shqip.com