Lajme Botë

Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për një raund të dytë bisedimesh me Ukrainën

A view of the meeting venue. Credit: Twitter/@BelarusMFA

Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për raundin e dytë të bisedimeve me Ukrainën, ka njoftuar kreu i delegacionit rus Vladimir Medinsky për Rusinë 24, duke shtuar se delegacioni ukrainas është larguar nga Kievi dhe është rrugës për në Bjellorusi për bisedimet, raporton CNN.

Ata pritet të mbërrijnë herët në mëngjes të enjten.

“Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë në Bjellorusi dhe ushtria jonë ruse ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e tyre përmes Ukrainës,” tha Medinsky dhe vazhdoi të falënderojë Bjellorusinë për pritjen e dy delegacioneve.

Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për situatën në Ukrainë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë si gjatë raundit të parë, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.