Dëgjohen shpërthime e sirena në Leposaviç dhe Mitrovicën e Veriut
Publikuar:
(06.12.2022 15:19:43)

Anëtarë të Komisionit Zgjedhor Komunal në Mitrovicën e Veriut janë të shoqëruara nga Policia Speciale e Kosovës dhe kanë hyrë në mjediset e përdorura gjatë zgjedhjeve të mëparshme në veri.
Kosovoonline, ka raportuar se janë dëgjuar sirena dhe shpërthime në veri.
Sirenat dëgjohen gjithashtu në Leposaviç dhe prania e anëtarëve të EULEX është rritur ndjeshëm.

Qytetarët njoftojnë se një helikopter i KFOR-it fluturoi mbi komunë në disa raste.
Sot më herët, anëtarët e komisionit komunal zgjedhor, të shoqëruar nga policia speciale e Kosovës, hynë në ndërtesën e Komunës së Zubin Potok.
/Shqip.com