Dedikim Donaldit? Beatrix publikon një sekuencë nga klipi i ri
Publikuar:
(10.04.2022 19:09:57)

Beatrix Ramosaj ka gati këngën e saj të re e të shumëpërfolur në mediat rozë.
Ka disa ditë që këngëtarja ka treguar se është në përpunim e sipër të një projekti të ri muzikor, ku fansat menjëherë kanë aluduar se është dedikim për Donaldin.
Derisa sot ajo ka publikuar një sekuencë të klipit të ri, të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me partnerin e Dafina Zeqirit, Dj Geek.
A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)
“Ma shumë se ti”, mbanë titullin projekti më i ri që pritet të lansohet së shpejti, ani pse datën e lansimit nuk e ka zbuluar.
Trixa dhe Donaldi u ndanë menjëherë pas përfundimit të Big Brother Vip./Shqip.com