Rozë

Daut Haradinaj uron Ledri Vulën

Reperi Ledri Vula ka pranuar urime të shumta për ditëlindjen e 35-të, shkruan SHQIP.

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe ai nga anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , Daut Haradinaj.

Përmes një postimi në Facebook  ai ka uruar reperin duke ndarë një imazh bashkë me të.

“Urime ditëlindja miku im Ledri! Edhe shumë të tjera!”, ka shkruar krahas fotos së postuar Daut Haradinaj.

Theksojmë se, reperi e ka festuar mbrëmë ditëlindjen e tij me familje dhe miq.

Ledri së fundi ka publikuar këngën e tij më të re në bashkëpunim më Butrint Imeri dhe Kidën të titulluar “Dale”./SHQIP.com