Lajme

Dardan Sejdiu: Nuk do të jem nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Dardan Sejdiu

Dardan Sejdiu ka mohuar zërat se do të jetë nënkryetar i ardhshëm i Komunës së Prishtinës.

Sejdiu thotë se rrugëtimin e tij në politikë nuk e sheh të duhur në cilësinë e nënkryetarit.

“Tash e sa ditë emri im është përfol për Nënkryetar të Prishtinës. Si propozim i mundshëm do të më nderonte duke e marrë parasysh dashninë që e kam për qytetin dhe punën që e kam bërë në të kaluarën në Komunë. Por, unë nuk do të jem nënkryetar i Prishtinës”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.

Angazhimin e tij politik e sheh vetëm duke kontribouar në  ”zhvillimin shoqënor e ekonomik me theks agjendën digjitale e të gjelbër.”

Komuna e Prishtinës

Emri i Sejdiut është përfolur për një bashkim të mundshëm në Partinë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku kishte shprehur dëshirë që Sejdiu t’i bashkohet partisë.

“E çmoj Dardan Sejdiun, do të doja t’i bashkohej PDK-së”, ka thënë ajo.

Ndërsa është raportuar se për emërimin e tij nuk ishin pajtuar një pjesë e kryesisë së PDK-së./Shqip.com