Lajme

Dardan Molliqaj lirohet nga paraburgimi

Dardan Molliqaj- kryetar i PSD-së

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është liruar nga paraburgimi të enjten mbrëma.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Qëndron Kastrati, nënkryetar i PSD-së.

“Po, Dardan Molliqaj është liruar nga paraburgimi, sonte rreth orës 20:15”, tha shkurtimisht Kastrati.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe aktivisti Adem Megjuani janë arrestuar të martën e 1 janarit nga Policia e Kosovës.

Megjuani është arrestuar pasi i është përgjigjur pozitivisht ftesës për paraqitje nga policia, ndërsa Molliqaj është arrestuar të martën mbrëma në dalje të Prishtinës.

Molliqaj dhe Megjuani ishin arrestuar për përfshirje në sulm ndaj personit zyrtar, të ndodhur në protestën e 29 janarit të këtij viti, e cila u mbajt kundër shtrenjtimit të rrymës./SHQIP.com