Lajme

Dallgë të mëdha, shpëtohen dy anëtarë të ekuipazhit të një anije në Durrës

Pamje nga anija e ekuipazhit e publikuar nga Policia e Shtetit të Shqipërisë

Dy persona, pjesëtarë të ekuipazhit të një mjeti lundrues (cisternë uji) janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Durrësit.

Atyre iu rrezikohej jeta në det prej dallgëve dhe erës së fortë. Mësohet se mjeti i tyre lundrues është fundosur për shkak të dallgëve të larta dhe erës së fortë.

Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka marrë njoftim për një defekti teknik në një cisternë.

Ata i kanë ardhur në ndihmë shtetasve J. A., 27 vjeç dhe M. T., 64 vjeç, të dy banues në Durrës.

/Shqip.com