Rozë

Dalin pamjet nga dasma e Florent Hadërgjonajt, futbollisti martohet me tradita

Florent Hadërgjonaj dhe Dorina Podrimja para një javë kurorëzuan dashurinë e tyre.

Kurse dje ata organizuan dasmën madhështore në Gjakovë, ku u publikuan pamjet nga të pranishmit e po ashtu edhe çifti.

Dasma e futbollistit të Kombëtares u bë sipas traditave shqiptare, derisa për atmosferën e mysafirëve u kujdes këngëtari Muhamet Sejdia.

Padyshim këtë rast special e zbukuroi nusja me dukjen e saj mahnitëse.

Përndryshe, çifti ka disa vite që janë bashkë./Shqip.com