Dalin fotot e të dashurës së Bojken Lakos
Publikuar:
(28.06.2022 22:31:09)

Kantautori i njohur Bojken Lako tashmë është në një lidhje të re dashurie.
Kjo u bë e ditur në media ditë më parë, mirëpo ai edhe vet e konfirmoi, ku në “Instagram” postoi vetëm dorën e partneres së tij.
Ndërkohë që mbrëmë “Kryefjala.com” ka siguruar fotografi të dyshes, ku Boikeni shihet krah biondes simpatike.
Lako ndonëse i njohur për veprimtarinë e tij artistike edhe më i njohur u bë pas hyrjes së Semi Jaupajt në Big Brother Vip, e cila nuk u kursye të flas për lidhjen e saj të gjatë me Bojken Lakon.

Dyshja pas kësaj kanë thënë se kanë mbetur miq të mirë./SHQIP.com