Dafinën e kap “syri i keq” në Prizren, publikon fotografi nga ngjarja
Publikuar:
(28.07.2021 17:34:44)

Turet e tyre verore janë duke i vazhduar shumica e këngëtarëve shqiptar, shkruan Shqip.
Shumica nga ta janë shprehur të lumtur që janë lejuar mbajtja e mbrëmjeve muzikore pas situatës pandemike.
Njëra nga ta është edhe këngëtarja, Dafina Zeqiri, e cila mbrëmë ka përformuar në njërin nga klubet e qytetit të Prizrenit

Ajo në Instagram ka publikuar pamje ku gjatë rrugës i është pëlcitur goma e veturës.
“Msysh i thojnë kësaj….”, ka shkruar Dafina.

Kujtojmë që Dafina së fundi ka publikuar këngën e saj më të re të titulluar “Happy Birthday”.
Kënga është pritur mjaftë mire nga publiku dhe vetëm dy javë pas lansimit ka arritur 1,5 milionë klikime./SHQIP.com